E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rama jep lajmin: Çmimi i naftës ulet sërish, tani 203 lekë për litër

Kryeministri Rama lajmëroi uljen e mëtejshme të çmimit të naftës në tregun tonë të hidrokarbureve si vendim i Bordit te Administrimit te Karburanteve.

 

Reklamë

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se cmimi i naftës nga data 16 mars deri në 21 mars do të jetë 203 lekë për litër.

 

Benzina deri ne 21 mars do te shitet me 206 leke per liter ndersa gazi me 93 leke per liter.

 

Kësisoj ulja e cmimit është reflektuar me 8 leke për liter duke qënë se në vendimin e fundit të Bordit të Administrimit, cmimi i naftës dhe i benzines ka qënë 211 lekë për liter.

 

Më shumë video

Reklamë