Personeli I Kryeministrisë, Ministrat, Deputetet dhe zyrtarët e lartë të administratës duhet të bëjnë kujdes nga tani e tutje, pasi një urdhërese e Kryeministrit Rama i privon ata nga disa benefite.

 

Në vetë vetë kreu I qeverisë në fillim të mandatit të trete kishte deklaruar se qeveria do të nxirrte një “Kod Etike” që do të rregullonte veprimtarine e Ministrave në mënyrë të vecante.

 

Kështu anëtarët e qeverisë nuk duhet të hyjnë në asnjë ambjent ku luhet bixhoz. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe vecanërisht kundërshtimi I forcave të rëndit është një tjetër gjë që iu ndalohet Ministrave. Ata gjithashtu nuk duhet të takojnë biznesmene në takime vetëm për vetëm.

 

Takimi lejohet vetëm grupe biznesi  në prani të 2 nëpunësve publikë, takim që do të skanohet I gjithi dhe do të protokollohet koha dhe cështja e diskutuar.

 

Po ashtu sikurse ishte paralajmëruar Ministrat s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private. Gjithashtu ata nuk mund të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës apo të udhëtojnë me “Bussines Class” brenda Europës, e të  përdorin sallën VIP të aeroportit.

 

Qeveria ka parashikuar që dhuratat që marrin ministrat do të përdoren si dekor për zyrën ose të dorëzohen në kryeministri.

 

Një sërë masash janë parashikuar edhe për punonjësit e administratës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.