E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama ironizon Metën: Je katandisur në çizme rezerve të Doktorreshës së Shkencave

Ka vijuar edhe këtë të shtunë replika në rrjetet sociale mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

 

Kreu i qeverisë I është përgjigjur me ironi, shigjetimeve që lëshoi në drejtim të tij mengjesin e kësaj të shtune, presidenti i vendit. Ai deklaroi se Ministria e Jashtme nuk mund te behej autoshkolle sipas kërkesave të ustait ( Ramës) e së sipas kreut të shtetit, PS ka emra të spikatur në fushën e diplomacisë ndryshe nga “gjeniu” që propozoi Rama.

 

Reklamë

Por kryeministri në reagimin e tij  e akuzon Metën si pengmarres të Kushtetutës duke thënë se Presidenti është katandisur në cizme reserve të Doktorreshës së Shkencave, sic preferon ai ta quaje me ironi, Monika Kryemadhin. Rama paralajmëron se cështjen “Cakaj” do ta cojë në Gjykatën Kushtetuese.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë