Rama ironizon Kryemadhin: Doktoresha e shkencave gjen zgjidhjen për studentët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga ana e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
Në një postim në Twitter, Kryeminsitri ka ironizuar Kryemadhin duke deklaruar se doktoresha e shkencave ka gjetur zgjidhjen për studentët.
“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”
Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s'paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t'ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t'u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore🤮 pic.twitter.com/iw2yxCIvO2
— Edi Rama (@ediramaal) December 12, 2018




