Subscribe

Kryeministri Edi Rama, gjatë nënshkrimit të Paktit Kombëtar për Mirëqenien Sociale, nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” ka ironizuar edhe njëherë protestën e opozitës. Shefi i qeverise tha se nëse Partia Demokratike vjen ne pushtet, vendi do te bënte hapa prapa.

 

Kryeministri deklaroi se reforma e pensioneve krijon mundësinë qe secili te përfitojë kontributin që ka dhënë gjatë jetës.

 

Olta Xhaçka e dekretuar prej ditës së sotme i Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nis punën me urimin e dy ish-ministrave, Blendi Klosi dhe Erion Veliaj. Në fjalën e saj, Xhaçka u ndal tek një nga reformat më të rëndësishme qe ka ndërmarrë qeveria, ajo e pensioneve.

 

Ministri Klosi falënderoi bashkëpunëtorët në ministri, duke u shprehur i bindur se pasardhësja e tij, do te vazhdoje punën me te njëjtin përkushtim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *