E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Rama, ironizon Bashën: Po Artist po, por të vërtetës si i bëhet!

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreut demokrat në lidhje me reagimin më të fundit të tij se Rama ka krijuar një grup për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj.

 

Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter i është drejtuar Bashës me ironi duke i thënë se këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu.

 

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot? E di, në hall je”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë