Kryeministri Rama vazhdon ti përgjigjet dhëmbë për dhëmbë akuzave të PD mbi implikimin e Taulant Ballës në cështjen “Xhisiela” ku pretendohet se ai ka qënë I pranishëm në komisariatin e Fushë Krujës duke kërcënuar oficerin Emiljano Nuhu për të mbyllur cështjen e dhunës ndaj vajzës 25 vjecare nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

 

Gjatë një postimi në twitter,Rama iu përgjigj akuzave të fundit të PD se policia e qarkut Durrës me urdhër nga lart ka fshirë pamjet që tregojnë se Balla, Rraja dhe kryebashkiaku Bushi kanë qënë brenda në komisariat.

 

 

“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *