Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pretendimeve të LSI se po u ushtrohet presion qytetarëve të Vlorës për të marrë pjesë në takimin e që qeveria do të zhvillojë nesër në këtë qytet.

 

Në një postim në Twitter, Rama teksa nuk kursen ironitë i drejtohet opozites duke theksuar se nesër qeveria nuk do të zhvillojë miting por takim me qytetarët për “Bashkinë që duan”.

 

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”

https://twitter.com/ediramaal/status/1096401349921722369

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *