Politikë
Rama inspekton punimet që po bëhen në pallatet e dëmtuara në Durrës

Ndërsa vetëm tre ditë na ndajnë nga 1-vjetori i tërmetit shkatërrimtar, krymenistri Edi Rama ishte në Durrës në qytetin më të prekur për të inspektuar punimet që vazhdojnë në ambientet e përbashkëta të banimit.
Reklamë
458 pallate në shtatë lote po merimentohen dhe po i nështrohen rehabilitimit pas dëmeve që lanë pas lëkundjet, ku një pjesë e tyre do të jenë gati në fillim të muajit dhjetor.
Ndërkohë, në 157 pallate të tjerë pritet të nisë puna në dhjetor dhe të përfundojnë në fillim të janarit.
“Durrës – Duke ndjekur vijimin e punimeve në ambjentet e përbashkëta të banimit. 458 pallate në shtatë lote, jo vetëm po meremetohen së brendshmi, por edhe po transformohen në mjediset e brendshme dhe nga pamja e jashtme, bashkë me 157 pallatet të dy loteve të fundit që përfundojnë në fillim të janarit dhe plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar”, shkruan Rama.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




