E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Politikë

Rama inspekton punimet në aksin Pukë-Fushë Arrëz

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në ndërtimin e një aksi të rëndësishëm rrugor që lidh tre bashkitë veriore ajo e Fushë-Arrzit, Pukës dhe Mirditës. Rindërtimi i këtij segmenti, kap vlerën e 924 milionë lekëve. Rruga Fushë Arrëz-Rreps ishte totalisht e rrënuar në të 37 kilometrat e saj dhe gropat e pluhuri e kishin kthyer lëvizjen në një kalvar për 50 mijë banorët e kësaj zone. Drejtues të pushtetit vendor thanë se rruga po ndërtohet me standarde të larta që siguron jetëgjatësinë e saj. Ndërkohë që, sipas drejtuesit të punimeve, brenda vitit mbyllet segmenti deri në Rreps.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë