E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Rama inspekton investimet në Fier/ Kryeministri njihet nga afër me ecurinë e zbatimit të projekteve

Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e inspektimeve dhe takimeve në të gjithë vendin. Ndalesa e parë është në qarkun e Fierit.

 

Në Lushnjë ai pa nga afër punimet për ndërtimin e unazës “Vath Koreshi”, një nga segmentet kryesore rrugore të qytetit.

 

Reklamë

Më pas kreu i qeverisë ishte në një tjetër inspektim, në rrugën që lidh dy bashkitë, Fierin dhe Mallakastrën me lumin e Vlorës.

 

Sipas Ramës ky segment do të hap një front të ri të zhvillimit të turizmit. I shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla, kryeministri pa nga afër edhe ecurinë e punimeve në rrugën turistike drejt Parkut Kombëtar Arkeologjik të Bylisit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë