Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në Lungomare 2, e cila pritet të përfundojë para nisjes së sezonit turistik. Në rrjetin social “Facebook”, Rama ka postuar mesazhin se sezoni turistik do ta gjejë Vlorën me një plazh të ri publik me 5 yje.

 

Por gjatë inspektimit shefi i qeverisë nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

 

“Ta bëjmë ta mbarojmë, sepse, të presësh të vdekurit e bashkisë…”

 

Konflikti mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli kulmoi në fillim të muajit mars, kur Leli refuzoi të lejë Bashkinë e Vlorës për të kandiduar si deputet i Partisë Socialiste.

 

Pas këtij refuzimi, Dritan Leli nuk ishte për asnjë ditë pjesë e fushatës së Partisë Socialiste në Vlorë, por mungesa e tij nuk duket se pati ndikim në rezultat, pasi socialistët mbajtën 8 mandate në bastionin e së majtës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *