Dy shkollat e fundit në Shijak, rindërtimi i të cilave erdhi si domosdoshmëri pas tërmetit të Nëntorit të 2019-ës janë “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu”.

Shtatori do t’i gjejë ato të ndërtuara nga e para për të pritur mbi 550 nxënës. Për të parë ecurinë e punimeve, kryeministri Edi Rama ishte atje.

Përveç klasave, shkollat janë shndërruar edhe në mjedise, ku pas procesit mësimor mund të shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme.

Pas Shijakut, në Bubq,  rindërtimi i shtëpive dhe infrastrukturës mbështetëse është drejt fundit.

Shtatë pallate dhe 78 shtëpi individuale ku do të vendosen familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga goditja sizmike pritet t’u dorëzohen banorëve në Shtator.

Kjo lagje e ndërtuar nga e para përfshin jo vetëm strehimin e familjeve të dëmtuara por edhe një shkollë dhe njësinë e re bashkiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *