Kryeministri Rama iu përgjigj ambasadorit Donald Lu gjatë aktivitetit mbi operacionin “ Forca e Ligjit” ku, përfaqësuesi në largim I SHBA, kritikoi policinë dhe prokurorinë për moskapjen e peshqeve të mëdhenj mes të cileve edhe Klement Balili.

 

“Unë e mirekuptoj ambasadorin Donald Lu kur flet për peshqit e medhenj dhe në mënyre te vecante për Klement Balilin. E di kapja e tij do të ishte një sukses I madh I policisë por të mos harrojmë që ai sihte drejtor para se të shpallej në kërkim, dhe jo drejtor dosido por drejtor transporti.”

 

Rama tha se sot krimi I organizuar është më I dobët se 4 vite më parë dhe ky është një fakt që sipas tij nuk mund të kundershtohet nga askush.

 

Kreu I qeverisë tha se ka ikur koha kur policia e shtetit, tradhëtohej nga kupola e ministrisë në kapjen e krimineleve. Sipas tij, 4 vite me parë policia ishte institucioni me besueshmëri më të vogël tek qytetaret, ndryshe nga sot ku situate ka ndryshuar rrënjësisht. Ai shtoi se krimi i organizuar po luftohet cdo dite me vendosmeri.

 

Rama u shpreh I bindur se falë procesit të Vettingut, sistemi I drejtësisë do të pastrohet nga gjykatësit dhe prokuroret e korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *