Për një moment, fjala e kryeministrit Edi Rama në Dibër u ndal nga një mbështetës demokrat, që thirri “Rama ik”.
Shefi i qeverisë ju përgjigj, duke u shprehur se nuk do të shkojë askund sepse vetëm PS mund të çojë punët përpara.
“Ja doli një atje, Rama ik thotë. Ku të iki mo ku të ikiu, iu erdhi mesazhi nga pllaka e gramafonit. Ku të shkoj ore? O zot. Thonë të vërtetën të shkretët, ik se na plase se nuk të mundim dot. Por nuk ka rëndësi. Edhe PD do ta nxjerrim nga tuneli, mos kini merak. Me mandatin numër 3, këto që po flasim janë edhe për ata që thonë “Rama rri”, edhe për ata që thonë “Rama ik”. Ne do të bëjmë që vajzat e djemtë e Dibrës të shkojnë në universitet në Tiranë dhe universitetet e huaja të integrohen me universitetet tona, diploma të jetë e barabartë me ato të huaja.”





