E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama i zhgënjyer nga lista e PD: Afirmim i fosilizimit

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat këtë të martë, për të komentuar listat e kandidatëve për deputetë, të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Kryesocialisti u shpreh i zhgënjyer nga ekipi garues i PD. Sipas Ramës, ndryshe nga PS, demokratët thjesht kanë konfirmuar figurat e vjetra.

 

“PS e mishëron me formacionin e saj më shumë se asnjëherë më parë karakterin e vetë shoqërisë. Ne kemi një skuadër që shkon përjte PS dhe reflekton fuqinë tonë të vetëndryshimit. Kjo është pika e parë e manualit të drejtimit të PS, që lindi nga një fuqi vetëndryshimi në kushte historike dramatike dhe që nën drejtimin e Fatos Nanos e pati pikë referemi vetëndryshimin. Gjatë gjithë periudhës së drejtimit tim jam përpjekur ta gdhend dhe ta bëj më të thellë këtë bindje. Skuadra e PD është zhgënjyese edhe për mua, nuk besoj që ky ishte maksimu,mi që mund të bënte PD, pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter, pa vision, pa forcë. Nuk besoj që rrethi, perimetri i influecëns së PD të jetë aq i ngushtë dhe të mos ketë mundësi të ofrojë më shumë sesa kaq. Nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, lista e PD është afirmimi i fosilizimit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë