Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama nga Kukësi për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi tha se kreu i qeverisë është i tmerruar nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas tij, shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, në vend të “listës 3D të deputetëve të PS”.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill. Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu. Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *