Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk do të ketë qeveri tranzitore. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama tha se me reformën zgjedhore do të garantohen zgjedhje të lira.
Po ashtu, ai deklaroi se me anë të ndryshimeve do të garatohet që në Kolegjet Zgjedhore të mos jenë më anëtarë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vetingun.
“Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me cka ju thatë. Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Opozita mund ta kërkojë, e kërkoi në forma krejt vulgare duke përgatitur një zjarrvënie u dogj vetë, nëse duan ta vijojnë ta kërkojnë është në të drejtën e tyre, por nuk ka për të ndodhur.”





