Kryeminstri Edi Rama ka marrë pak minuta më parë dozën e tretë të vaksinës anti Covid.

 

Pas marrjes së vaksinës, Rama ka folur para gazetarëve ndërsa ka theksuar rëndësinë e vaksinimit.

 

“Kush vaksinohet e kalon më Covid me simptoma më të lehta”.

 

Rama theksoi se studentët  dhe punonjësit e administratës, do të vijë dita që nuk do të lejohen të futën në auditore dhe ambientet e punës në rast se nuk janë të vaksinuar.

 

“Edhe në univeristete studentët duhet të vaksinohen, do të vijë dita që nuk do të lejohen të futen në auditore. Ata që kanë dyqane të shkojnë të vaksinohen, do të ngelen pa rrogë. Ata që paguhen nga shteti nuk do të paguhen më nëse nuk shkojnë në punë sepse nuk kanë bërë vaksinën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *