Subscribe

Duke u ndalur te kriza e burimeve të energjisë si pasojë e luftës, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën.

 

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, kryeministri theksoi se prioritet është mbajtja e pandryshuar e çmimit të energjisë elektrike.

 

“Është kollaj të thuash të heqim taksat nga nafta, por në fakt kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri, po mban të palëvizur çmimin e energjisë për familjarët dhe për biznesin e vogël. Kjo kushton çdo ditë shumë, çdo ditë shumë. Kjo kosto përballet falë kontributeve, se është kollaj të themi të heqim këtë e atë, por kemi hequr çfarë kemi mundur. Nuk ka më asnjë hapësirë për të hequr.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *