Kryeministri Edi Rama ju përgjigj presidentit Ilir Meta pas reagimit që ky i fundit pati për marrëveshjen e detit me Greqinë. Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama u shpreh i prerë se mes dy shteteve fqinje nuk ka asnjë pakt dhe se për këtë arsye do t’i drejtohen organeve ndërkombëtare të drejtësisë.

 

“Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI! Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq! Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!”

 

Më herë, Ilir Meta deklaroi se nuk do të lejojë të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Shqipërisë nga askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *