E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Vendi

Rama i jep pushim të hënën administratës

Miratimi i reformës në drejtësi duket se ka pasur një impakt pozitiv për nëpunësit e administratës publike. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, se e hëna e ardhshme do të jetë ditë pushimi. “Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet. Prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjave e gëzuar për të gjithë”, shkruan kreu i qeverisë. Por, ndryshe nga vendimi i kreut të qeverisë kuvendi do te mblidhet ditën e hënë në seancë plenare. Në rend të ditës janë disa marrëveshje, si dhe projektligjin për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë