Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj Ramush Haradinajt mbi akuzat që ka bërë në adresë të Albin Kurtit lidhur me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

 

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se Albin Kurti nuk është shërbëtor i Serbisë dhe se nuk kishte dëgjuar idiotësi më të madhe se predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

 

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

 

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, heqja e taksës ndaj mallrave serbe është një vendim i drejtë që e çon Kurtin në rrugën e duhur.

 

“Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *