Kryeministri Rama e arsyetoi nxjerrjen në rrugë në numër të madh të forcave të armatosura me mbrojtjen e popullit nga një pakicë, sipas tij, individesh të papërgjegjshëm dhe tradhëtare të vërtetë që mund të marrin në qafe mijëra njerëz të pafajshëm.

 

 

Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve.

 

 

Rama shton se këta indivitë të papërgjegjshëm që dalin rrugëve thyejnë rregullat dhe rrezikojnë të tjerët do të ndalen me cdo kusht deri me arrestimin e tyre nëse nuk ndryshojnë sjellje.

 

 

Duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre.Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhëtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *