Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike kancelarit gjerman Olaf Scholz që të vizitojë Shqipërinë dhe rajonin.

 

Ai tha se shpreson të ndodhë e njëjta gjë si me ish-kancelaren Angela Merkel, e cila ju përgjigj pozitivisht ftesës së tij, dhe vizitoi Shqipërinë dhe rajonin.

 

“Të gjitha vendet e Ballkanit të marrin atë që meritojnë në raport me Bashkimin Europian. Shumë faleminderit zoti Scholz, dhe shpresoj që të kem sërish fat, pasi në konferencën e parë me paraardhësen tuaj bëra një ftesë, dhe shumë u habitën në rajon, pasi nuk kishte ndodhur më parë që një kancelar gjerman të vizitonte rajonin dhe Shqipërinë. Unë sot po e bëj ftesën publikisht që do të ishim shumë të nderuar që ju të vizitoni Shqipërinë dhe rajonin. Rajoni ka shumë nevojë për Gjermaninë, por edhe Gjermania ka shumë nevojë për rajonin. Rajoni ka shumë nevojë për BE-në, por edhe BE ka shumë nevojë për Rajonin”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *