E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama ftesë Bashës për dialog, Salianji: Kriza nuk zgjidhet me letra  

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar letrën e dytë të kryeministrit Rama në drejtim të Bashës, jo serioze.

 

Nga Korça ku zhvilloi një takim me të rinjtë, Salianji tha se kriza politike nuk zgjidhet me letra dhe se opozita do të vijojë aksionin e saj deri në rrëzimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

 

Reklamë

“Me letra nuk zgjidhet kriza. Me letra nuk hane dot dhe nuk ushqehen dot shqiptaret, me letra nuk behet nje Shqiperi me e mire. Ne do te vazhdojme takimet me qyetetaret,ai te vazhdoje te vjedhe edhe pak kohe sa i ka mbetur,derisa si i thuhet nga anet tona: Burgut hapu.”

 

Salianji tha gjithashtu se opozita do të vijojë organizimet me qëllim që të pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve të qershorit.

 

“Nuk besoj se ka ndonje te cmendur qe beson se do ti vere flaken Shqiperise per interesin e vet personal. Sepse para se te marre flake Shqiperia, marrin flake te ndenjurat dhe karrigia e tij. Ne kete kuptim ne jemi duke u organizuar, qe me cdo formë dhe cdo mjet te pamundesojme zgjedhjet. Votimet ne fakt, sepse ne shumicen e zonave ka vetem nje kandidat”

 

Salianji komentoi edhe deklaratën e ministrit Lleshaj për ata që cënojnë zgjedhjet. Ai tha me ironi që ministri të mos merret seriozisht pasi është një person jo serioz.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë