Subscribe

Ka nisur sot samiti dy-ditor i Bashkimit Europian në Bruksel, por mundësia e  hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është thuajse zero.

Këtë e paralajmëroi edhe kryeministri Rama, i cili para nisjes së samitit deklaroi se pengmarrja e Bullgarisë është turp për Europën.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Une ua kam thënë përkundër optimizmit të ngutur të disave nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari por ndërkohë nëse do zgjidhet do jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s. Të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe në vështrimin e 26 vende ve të tjera që rrinë e shohin si yjet.

 

I ashpër ndaj situatës në Sofje u tregua kryeministri, pasi u pyet nga gazetarët bullgarë.

 

EDI RAMA  

Ju jeni nje rremuj djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp qe mbani peng dy vende të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari. Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullgari atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Europën në vendin tonë.

 

Më herët me anë të një postimi në Twitter Rama sulmoi Bashkimin Europian, duke thënë se po tregohet i pafuqishëm përballë bullgarisë.

 

Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s merr peng dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence.

 

Kreu i qeverise mbrojti sërish Ballkanin e Hapur duke theksuar se pas ngërçit të krijuar nga Bullgaria, nisma është përgjigja më e mirë në këtë situatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *