Subscribe

Në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama vuri theksin tek nevoja e integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, zgjerimi i Unionit, garanton stabilitet.

 

Garancia e zgjerimit, sipas kryeministri shqiptar, vjen nga zhvillimi ekonomik e social i rajonit. Rama bëri thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjithë ato vende të cilat nuk e kanë bërë deri më tani. Në mënyrë të veçantë mesazhin ia dërgoi Serbisë.

 

Në një kohë kur bota kërcënohet nga ekstremizmi dhe radikalizmi, kryeministri Rama nënvizoi angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.

 

Fjalimin e tij në sesionit e 72 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama e mbylli duke mbështetur propozimin e Presidentit amerikan Donald Trump për reformim të Organizatës.

 

Menjëherë pas përfundimit te fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Rama, ka dhenë një intervistë për Zërin e Amerikës. Shefi i qeverise tha se është i angazhuar per bashkëpunimin me opozitën, por jo duke ndjekur ritmin e Partisë Demokratike.

 

Rama u pyet edhe per prioritetet e qeverise qe drejton ne katërvjeçarin e ardhshëm. Sipas tij, fokusi kryesor do te jete tek ndërtimi i një Shqipërie dinjitoze me ekonomi te forte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *