Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed për ndihmën që i ka ofruar Shqipërisë për përballimin e pandemisë

Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan më 15 maj një aeroplan me ndihma mjekësore për personelin shëndetësor që po përpiqen të luftojnë COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh falenderimi për Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, përmes së cilës i shpreh mirënjohjen për mbështetjen Emirateve të Bashkuara Arabe. Video-mesazhi i tij është shpërndarë nga mediat vendase.

“Disa ditë më parë, njeriu që shumë e njohin si MBZ, dërgoi një aeroplan me ndihmë mjekësore për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar krizën e shkaktuar nga  Covid-19, diçka që ne as nuk e kërkuam. Përtej mbështetjes së konsiderueshme materiale, unë dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe i uroj Mohamed bin Zayed dhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe gjithçka të mirë që Zoti mund t’iu ofrojë bijve të tij të dashur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *