Subscribe

Gjatë qëndrimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po bëhen në Nënstacionin elektrik te Orikumit, qe do të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike të bregdetit të Vlorës. Për kreun e qeverisë, këto masa do t’i japin fund një prej problemeve më të ndjeshme, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

 

“Gjithë drama e rëndë e shumë viteve të bregdetit Jon, me këtë zgjidhet përfundimisht se ky është segmenti i fundit i boshllëkut që ishte krijuar që nga elektrifikimi dhe që ka torturuar dynjanë këtu, plus që e bënte sezonin turistik një torturë më vete.”

 

Kreu i qeverisë inspektoi edhe punimet që po bëhen në qendrën e Kaninës, pjesë e Projektit kombëtar të Rilindjes Urbane. Do të ndërhyhet në ndërtimin e rrugës së fshatit, investim i qeverisë, po ashtu do ndërhyhet për rikonstruksionin e Qendrës së Kulturës.

 

“Këtu duhet të bëjmë sheshin kryesor. E shpallëm zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore. Duhet ta fillojmë nga këtu të rikthejmë në jetë ish-Qendrën e Kulturës, të bëjmë një sallë konferencash që të jetë dhe në funksion të Vlorës.”

 

Shefi i ekzekutivit, më pas i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u njoh dhe me planet dhe projektet për transformimin e këtij parku, në një park natyror dhe arkeologjik njëkohësisht. Kumbaro bëri me dije se në 2017, krahasuar me 2013, ka pasur 110% rritje të numri të turistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *