E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama elozhe Tërmetit: Ka ndryshuar Tepelenën

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një takim ku prezantoheshin projektet e qeverisë për qarkun e Gjirokastrës, për të vlerësuar punën që është bërë në Tepelene nga kreu I bashkisë Tërmet Peci.

 

Reklamë

Rama tha se dikur askush nuk qëndronte ne Tepelene pasi rruget ishin të prishura, gjithë gropa dhe nuk bëhej fjalë që të kishte ndryshim. Tani, sipas Ramës, situate ka ndryshuar e qyteti është transformuar falë investimeve të bashkisë dhe përkushtimit të kryetarit Termet Peci.

 

Kryeministri pohoi se investimet e realizuara janë reflektuar edhe me rritjen e cmimeve të banesave dhe të bizneseve ne Tepelene pasi tani ato janë katërfishuar.

Nderkohe ai premtoi se do te zgjidhet sa me shpejt problemi i ujesjellesit ne Tepelene dhe disa njesi te tjera te qarkut Gjirokaster.

Me heret edhe kreu i bashkise nuk i kurseu elozhet per Ramen duke e falenderuar per bashkepunimin lidhur me punet e kryera ne qytet.

“Te na rroje sa malet. Po ka burre nene qe ka vene dore ne kete qytet, je vetem ti”, iu drejtua Termet Peci, kreut te qeverise.

Më shumë video

Reklamë