Kryeministri Edi Rama ka folur me kritika të ashpra ndaj opozitës dhe ka theksuar se më 11 maj, ditën e zgjedhjeve, do të dalin në dritë të gjitha të vërtetat. Gjatë bisedës së tij në rubrikën “Sy më Sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës, duke e cilësuar atë si “qamet të madh” dhe duke pohuar se nuk kanë as parti të organizuar.
“Do fitojmë prap se kemi bërë shumë punë, por edhe se nuk kemi kundëreshtarë. Çfarë të bëjmë, nuk kemi kundërshtar”, u shpreh kryeministri.
Në lidhje me kritikat e opozitës për krijimin e vendeve të punës, Rama u shpreh se 300 mijë vende pune të krijuara janë një fakt i vërtetë dhe të verifikueshëm. Ai i ftoi ndjekësit që të kontrollojnë regjistrin dhe të shohin se sa ishin të punësuar para dhe sa janë sot. “Kjo është e thjeshtë, merrni regjistrin dhe shihni sa të punësuar kishte në Shqipëri dhe sa janë sot. Do shihni që janë fakte, jo muhabet”, tha Rama./vizionplus.tv





