Video · Politikë
Rama: E paimagjinueshme që mësuesit të kërënohen me vendin e punës
Kryeministri Edi Rama mohoi çdo mundësi që mësuesit të kërcënohen se do të hiqen nga puna sepse infektohen.
Rama tha para gazetarëve se nuk mund të fshihen mësuesit e sëmurë, ndërsa akuzat për kërcënime i konsideroi marrëzi.
“Nuk është e imagjinueshme që mësuesit të humbasin vendin e punës sepse sëmuren. Nuk ka asgjë që të fshihen, nuk ekziston asnjë arsye. Nuk mund të fshihen, është e pamundur. Është humbje kohe të diskutojmë këtu një marrëzi të tillë, është marrëzia më e madhe që kam dëgjuar sot. Nuk bëhet fjalë, nuk diskutohet fare.”
Më shumë video
Reklamë




