Ashtu si çdo jave, një dite para seancës plenare, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Rama ka mbërritur ne ambientet e kryesisë se kuvendit rreth orës 10.00 dhe ka qëndruar ne takim me aleatin e tij kryesor për 45 minuta. Ky takim mbahet një dite pas negociatave qe ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin zhvilluan me Lulzim Bashen e Sali Berishën, si dhe me kryetarin e komisionit për reformën ne drejtësi, Fatmir Xhafaj. Dy diplomatet duket se po përpiqen te afrojnë palët drejt kompromisit,  para se Komisioni i Venecias te publikoje opinionin përfundimtar për ndryshimet kushtetuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *