E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama e Balla takim me deputetin gjerman, Peter Beyer/ Zbardhen diskutimet

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla zhvilluan një takim me anëtarin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

 

Balla bën me dije se diskutuan mbi ecurinë e reformave, nismës së “Ballkanit të Hapur” dhe progresit që Shqipëria ka bërë në procesin e anëtarësimit në BE.

 

“Bashkë me Kryeministrin u takuam me anëtarin e Bundestagut Gjerman një nga drejtuesit kryesorë të CDU Peter Beyer, një mik i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i rrugëtimit tonë drejt BE????????
Diskutuam mbi ecurinë e reformave, nismës së “Ballkanit të Hapur”, progresit që Shqipëria ka bërë në procesin e anëtarësimit në BE, kontekstit të ri gjeopolitik të krijuar nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrahinës“, shkruan Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë