Përgjimet e policisë italiane ndaj grupit të trafikut të drogës, ku Moisi Habilaj është shprehur se 30 mijë euro do tia dërgoj Sajmirit, ka reaguar kryeministrit Edi Rama.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën e kësaj historie.

 

Ja komenti i plotë i kreut të qeverisë:

 

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

 

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

 

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

 

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

 

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

 

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *