E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Do të ndërtojmë Akademinë e Aviacionit, do të nxjerrim pilotë shqiptarë

Projekti i radhës që premton Edi Rama është ndërtimi i Akademisë së Aviacionit Civil.

 

Reklamë

Kryeministri e premtoi këtë projekt gjatë nënshkrimit të kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë së Behgjet Pacollit për Aeroportin e Vlorës.

 

Reklamë

“Do të investohemi si shtet për të ndërtuar në Vlorë Akademinë e Aviacionit Civil, për të nxjerrë ekspertët shqiptarë, deri te pilotët shqiptarë. Jemi sot në një moment kur realisht është si ajo shprehja: Pas vuajtjes, vjen lehtësimi. Pas pandemisë, na është hapur një horizont i gjerë dhe tani na duhet të punojmë. Jam shumë i lumtur Bac të të shoh këtu përballë si investitor dhe ndërtues në vendin tonë. Jam i bindur se do ta bësh këtë aeroport shumë më të bukur se projekti 3D. Vlonjatët do të ndihen edhe më krenarë, shqiptarët do të ndihen edhe më krenarë.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë