E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama dhe Veliaj vizitojnë parkun e ri të lojërave në Liqenin Artificial të Tiranës

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë vizituar sot parkun e ri të lojërave në Liqenin Artificial të Tiranës.

 

Ata kanë zhvilluar takime me sportistë të rinj pranë fushave të reja në Liqenin Artificial.

 

Reklamë

Kryeministri Rama është shprehur se këto fusha i japin Parkut të Liqenit një dimension të ri dhe qytetit të Tiranës i shtojnë disa fusha sportive, që më parë i mungonin. Gjithashtu ai theksoi se hapësirat e gjelbërta dhe sportive në kryeqytet do të shtohen duke i mundësuar kështu të rinjve më tepër hapësira për të zhvilluar disa lloje sportesh.

 

Kryeministri Rama ka rikujtuar edhe njëherë atë që ai e ka cilësuar si beteja absurde kundër parkut të lodrave.

 

Më pas Rama dhe Veliaj kanë zhvilluar një lojë basketbolli me të rinjtë në Parkun e Liqenit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154611729551523/

Vazhdo të lexosh

Reklamë