Subscribe

Kryeministri Edi Rama i zhvendosi takimet elektorale në Tiranë, ku është takuar me banorët e njësisë pesë. Rama u kërkoi edhe të djathtëve që të votojnë për Partinë Socialiste.

 

Timoni i qeverisjes sipas Ramës, duhet të jetë vetëm për socialistët, në të kundërt, Bashkia e Tiranës mund të mbetet pa mbështetje. Shefi i qeverisë tha se në katër vite u bë i mundur shpërblimi për veteranët.Në këtë takim, kryeministri Edi Rama, shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj, si dhe kreu i PS per Tiranën e deputete te zonës.

 

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj inspektuan disa nga investimet në Njësinë Nr. 5, ku është ndërtuar këndi i 16-të i lojërave për fëmijë.

 

“Me këto transformime që kanë ndodhur, kjo është për t’u thënë të gjithëve se s’keni parë gjë akoma, jo vetëm në këtë njësi, por edhe në çdo njësi tjetër”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë që ka vota e 25 qershorit për të ndryshuar jetën e të gjithë qytetarëve”.

 

Edhe kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga banorët që të mbështesin me votë kryeministrin Rama për një mandat të dytë.

 

“Gjërat janë të lidhura, po nuk patëm një mandat të fortë, t’i harrojmë punët në Tiranë, sepse njerëzit e kanë të qartë që edhe për një shpronësim apo aplikim, jemi të lidhur me qeverinë qendrore”.

 

Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar 7 segmente rrugore përfshirë edhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ndriçimin, sinjalistikën dhe gjelbërimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *