Kryeministri Edi Rama njofton se një tjetër aktore e talentuar e teatrit është rreshtuar pro shumicës dërrmuese të komunitetit teatror që kërkon prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

 

Në një postim në “Facebook”, Rama shprehet se Elia Zaharia, vajza e aktores së madhe Yllka Mujo është pro ndërtimit të një teatri të ri.

 

Në mesazhin e cituar nga kryeministri Rama, Elia Zaharia thekson se ndërtimi I një teatri të ri dhe restaurimi i atij ekzistues do të ishte një zgjidhje ideale dhe të gjithë do të ishin të lumtur.

 

“Elia Zaharia, vajza e aktores së madhe Yllka Mujo, është edhe ajo një aktore e talentuar e teatrit, që njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, ka opinionin e arsyeshëm lidhur me të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar. ELIA ZAHARIA: Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar. Nëse do qe e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra? Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në “me ne ose kundra nesh” – nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithë jemi teatri!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *