E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama citon aktorin Spiro Duni: Ndërtimi i Teatrit të ri emergjencë kombëtare

Kryeministri Edi Rama, prej ditësh vijon me reagimiet e tij për teatrin përmes postimeve të aktorëve të ndryshëm, që janë pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

 

Shefi i qeverisë këtë të shtunë ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook  statusin e aktorit dhe regjisorit, Spiro Duni.

 

Reklamë

Në komentin e t9ij Rama shkruan se aktori Duni si shumë kolegë të tjerë kërkon që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë.

 

“Spiro Duni, aktor dhe regjisor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar.

QENDRIMI I REGJISORIT

SPIRO DUNI:

Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë