Subscribe

Per here te pare kryeministri Edi Rama është çuar ne foltoren e kuvendit per te folur vetëm per kryetarin e partisë Libra, Ben Blushi dhe sulmet e tij ndaj qeverise. Lideri i maxhorances Rama i ka kujtuar ish-kolegut te tij se nuk mund te hiqet si politikan i ri kur ka qene dy here ministër ne qeverinë Nano, e zevendesminister ne qeverinë Meta, duke e akuzuar se po përdor gjuhen e Berishës kundër qeverise. Blushi i është kundërpërgjigjur ish-mikut te tij duke i kujtuar se diktatori Hoxha sundoi Shqipërinë per 45 vjet, e Edi Rama ne këtë rruge ka 17 vjet qe është ne pushtet.

 

Por përveç Edi Rames, kundër Blushit artikuluan akuza edhe deputetet socialiste, por përplasja me e ashpër u shënua mes Ben Blushit dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

 

Lindita Nikolla: Ti je një injorant ekzemplar, që shkruan libra e do të marrësh më qafë me injorancën tënde. Nuk panikon askënd se nuk ke bërë asgjë përveç se ke anatemuar dhe ke thurur lavde vetes tënde, asgjë s’ke bërë të njoh shumë mirë edhe përçmimin tënd për këdo që flet dhe këdo që ke pasur pranë. Të kam pasur afër në mbledhje e si përçmon e neverit ti, mendja jote e ndritur. Zonja që foli, e kam parë si është shkërmoqur figura e saj në kohën që u bë shoqja jote e ngushtë.

 

Ben Blushi: Ka pasur qindra ministra një prej tyre je ti zonjë, askush nuk do mbahet mend ndoshta, por ti do mbahesh si personi që kërkoje 3 mijë euro për një vend pune, u arrestua bodigardi yt, të të vijë turp ty që e mban ministre këtë, ti mund të jesh ministre arsimi, e ke shkatërruar arsimin, jo se nuk kupton, jo se ky që të ka vënë ty nuk kupton se e injorante, ndan lekë me bodigardin, herë tjetër kur të çohesh këtu, mati fjalët zonjë, se do merrem veten me ty se injoranca jote është e padurueshme.

 

Por kryeministri Rama ka ndërhyrë, duke mbrojtur Ministren e Arsimit.

 

Edi rama: Për ata që e ndjekin seancën nga TV se ne të gjithë e dëgjuam ulërimën nga fundi i sallës që ishte një ulërimë prej një karrocieri të dehur në drejtim të ministres së arsimit, një ulërimë e turpshme për dikë që i thotë vetes LIBER. Lëre se etika dhe ai (Blushi) s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Vjen këtu dhe akuzon si Saliu, përsërit të njëjtën akuzë të Saliut. i bën jehonë qytetarit dixhital të Saliut. E vërteta është që një mësuese një mësuese dhe drejtore gjimnazi është në historinë e këtyre 25 viteve ministre e arsimit që tregoi se reforma në arsim mund të bëhet. Zotëria do mbahet mend në ministrinë e arsimit që shkurtoi bankat, do bëhet barsaletë. Sot mos fol më, mblidhe veten se u çorodite nga disa të vërteta shumë të thjeshta që s’kanë asgjë personale, por kanë vetë, një informim nga ata që nuk të njohin për marrëdhëniet e tua me politikën, PS-në dhe punën. Sali e më Sali, zi e më zi e bën për vete. Për ne se është një, dy apo 242 Sali nuk ka problem. Në vendin tënd do vija këtu, do ti kërkoja falje për fyerjen që i bëre si karrocier i dehur. Përsa i përket shpifjes ke kohë që je futur në atë hulli. Je një mbeturinë e KPD-së, asgjë më shumë se kaq kur vjen e flet këtu pa fakte, pa shifra, pa të vërteta. Gënjeshtra, gënjeshtra. i trajton të vërtetat sikur janë romane. Turp të të vijë për atë që fole nga fundi i sallës për Linditën.

 

Blushi shkëmbeu replika nga vendi edhe me Taulant Ballen, i cili kërkoi qe deputeti i Libras te mos merrej seriozisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *