E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 30 minuta më parë
Video · Politikë

Rama: Biznesi, aleati antikorrupsion

Kryeministri Rama i ka kërkuar sipërmarrësve të bëhen palë me qeverinë në luftën kundër korrupsionit. Në takimin me ta, ku përkrah kishte ministren për Sipërmarrjen Sonila Qato, kreu i qeverisë, kërkoi që të hiqet dorë nga lidhjet e shkurtra, të cilat më shumë inkurajojnë korrupsionin.

 

Shefi i ekzekutivit ka rikonfirmuar sektorin e turizmin si prioritet në zhvillimin ekonomik të vendit. E për t’i dhënë më tepër peshë, ai garantoi lehtësi konkrete në taksa.

 

Reklamë

Duke iu referuar të dhënave të fundit që flasin për rritje ekonomike mbi 4% në tremujorin e fundit, Rama tha se objektivi për të kapur 5% në vitin 2019 është i arritshëm.

 

Në 100 ditët e para të mandatit të dytë qeverisës, Rama tha se do të jepet fund ligjërisht ekzistencës së agjentëve doganorë.

 

Ai theksoi si të rëndësishëm lehtësimin e procedurave burokratike për biznesin, çka konsiderohet faktor për të çliruar raportin e sipërmarrjes me shtetin.

 

Më shumë video

Reklamë