Pas deklaratave të bëra nga ish-kreyministri Sali Berisha ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar dhe kryeministri Rama.

 

Në një postim në Twitter, Rama e akuzoi Berishën se ishte ai që furnizoi tanket e Beogradit me naftë dhe që bëri thirrje për të refuzuar marrëveshjen e Rambujesë.

 

Me gjuhë të ashpër, Rama tha gjithashtu se ishte Berisha ai që shpalli ushtarët e UÇK terroristë e marksistët.

 

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *