E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 57 minuta më parë
Politikë

Rama bën ndryshime në qeveri, emërohet zv.ministrja e re e Infrastrukturës

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn në postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në muajin qershor, Muçaj u shkarkua nga detyra e Avokates së Shtetit.

Ajo ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

 

Reklamë

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË/ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë