Rreth 250 mln euro janë në dispozicion për fermerët dhe bujqit shqiptarë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama nga Divjaka gjatë takimit me fermerët për Skemën Kombëtare 2026.
Rama tha se përveç qeverisë, fermerët do të kenë edhe mbështetje nga BE e cila do të japë fonde nëse çdo kush prej tyre ka një projekt gati për t’i përdorur ato fonde.
“Buxheti i shtetit është më i thjeshtë se përcaktohet nga qeveria e përcaktohet nga parlamenti dhe vjen tek bujku e fermerët me një kanal të drejtpërdrejtë që është aplikimi përkatës. Komponentët e tjerë janë pak më të vështirë por janë komponentë që do bëhen gjithmonë e më të pranishëm dhe duhet që të gjithë të përpiqen ti mësojnë dhe ti shfrytëzojnë. Sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve nuk është problem në aspektin financiar. Paratë janë, por ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe e përgatitjes për të thithur ato para. Ne do kemi gjithmonë e më shumë fonde nga BE dhe këto lidhen se sa të aftë jemi ne që ti thithim dhe për këtë duhen disa gjëra që nuk mund të shmangen që lidhen me një dosje që duhet të ketë brenda një projekt dhe argumentet që ky projekt vlen. Ne kemi vënë në dispozicion të fermerëve në 250 mln euro që mund të shkojë dhe 1 miliard euro që do kalojnë nga Banka e Shqipërisë drejt bankave të nivelit të dytë dhe normat e interesit do jenë shumë të ulta”, tha Rama.
Kryeministri më tej evidentoi edhe një mangësi, ajo e bashkëpunimit të bashkive me fermerët.
“Ka një mangësi që ne ende nuk po e adresojmë dot. Bashkitë duhet të jenë më aktive në bashkëpunim me fermerët për të adresuar këto shqetësime. Nuk duhet të ketë asnjë problem”, tha Rama./vizionplus.tv





