Rama batuta me Majkon: Ky i merr fondet, ne na akuzojnë për vjedhje

Nje dite përpara samitit te diasporës, Kryeministri Edi Rama inspektoi ambientet ku do të mbahen diskutime të ndryshme në fusha si ekonomia, turizmi, arsimi e kultura.
Pjesëmarrja ne këtë samit pritet te jete e larte, ndaj organizatoret kane marre te gjitha masat per mbarëvajtjen e tij. Ndërkohë do të ketë edhe një ambient të krijuar enkas për pjesën e hapjes së Samitit dhe konkluzioneve që do të mbahen.
Kreu i qeverise i shoqëruar nga ministri i shtetit per diasporën, Pandeli Majko, nuk i kurseu batutat per kete te fundit.
Ky është Samiti i Dytë i Diasporës që zhvillohet ne vendin tone, i cili do te zgjasë nga data 28 shkurt deri më 2 mars dhe do te diskutohet per çështje te ndryshme te politikberjes se shtetit shqiptar dhe bashkëpunimit me diasporën.




