Subscribe

Kryeministri Rama e mbylli me një batutë konferencën e përbashkët me Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen.

 

 

Duke iu drejtuar gazetarëve Rama tha se në Samitin e 6 dhjetorit, bashkë me delegacionet do të vijnë edhe shumë gazetarë të huaj.

 

 

Kreu i qeverisë u shpreh se shumica prej tyre mendojnë se Shqipëria është një vend i rrezikshëm por do të ndryshojnë mendim kur të kthehen.

 

Sipas Ramës Shqipëria ka vetëm një rrezik, që të bën të dashurohesh me të.

 

“Bashkë me delegacionet që do të vijnë në Tiranë për Samitin e 6 dhjetorit, do të vijnë edhe shumë gazetarë politikë dhe pjesa më e madhe e tyre rregullisht kanë menduar që Shqipëria është është një vend i rrezikshëm.

Do vijnë këtu e do ikin me të njëjtjën mendje që ikin të gjithë. Shqipëria ka vetëm një rrezik: Që të bën të dashurohesh me Shqipërinë”- tha kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *