E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 25 sekonda më parë
Video · Vendi

Basha: Ndal dhunës ndaj protestuesve

I shoqëruar nga deputete te Partisë Demokratike, lideri i opozitës ka mbërritur ne ambientet e policisë, per t’u interesuar mbi gjendjen e personave te shoqëruar. Demokratet kane tentuar te hyjnë me force brenda. Pas takimit me drejtuesit e uniformave blu, Lulzim Basha ka preferuar te flasë përpara medias me megafon për t’u dhëne mundësinë te dëgjonin edhe mbështetësit e grumbulluar. Me herët, Lulzim Basha doli në mbrojtje të protestuesve, pasi protesta kundër ndërtimit të parkut të lodrave u shoqërua me përplasje fizike. Akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, si nxitës i dhunës dhe për përdorim të forcave të policisë. Basha kërkoi nga Prokuroria të reagojë dhe të nisë hetimet bazuar në denoncimet e opozitës. Kreu i PD-së deklaroi se me një stil banditesk të panjohur, policë me maska rrëmbyen kryetarin e Partisë Demokratike të Degës 5 në Tiranë Ndriçim Babasi në mes të një lokali në kryeqytet.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë