E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rama, Basha e Meta urojnë: Agjërim të lehtë

Besimtaret myslimane nisen këtë te shtune muajin e shenjte Ramazanit. Per 30 dite, besimtaret agjërojnë, duke i privuar vetes ushqimin, konsumimin e ujit dhe marrëdhëniet intime, nga lindja e diellit deri ne perëndim. Agjërimi kulmon me festen e madhe te Bajramit. Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtaret per agjërim te mbare. Ne faqen e tij zyrtare ne FB, kreu i qeverise e ka shoqëruar mesazhin e urimit me foton e xhamisë se Gjin Aleksit ne Delvine. Ky objekt është ne rikontruksion nga Ministria e Kulturës ne bashkëpunim me komunitetin mysliman. Edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka uruar besimtaret per agjërim te lehte dhe te mbare. Nje urim ka ardhur edhe nga presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë